Trezege: Franca nuk ka vlerësuar talentin e Lionel Mesit

David Trezege e njeh talentin dhe me ndershmërinë intelektuale që e dallon, nuk iu shmang një komenti për lamtumirën e Leo Mesit nga Paris Sen Zhermeni dhe Franca, për te Shtetet e Bashkuara (Inter Majami). Duke lënë mënjanë çdo lloj qëndrimi thjesht patriotik, Trezege nuk e ka fshehur hidhërimin e tij për faktin se Ligue 1 ka humbur një kampion të kalibrit të Messit.

“Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin dhe, për rrjedhojë, nuk e ka kuptuar kurrë Lionel Messin. Ardhja e tij në Ligue 1 ishte një mundësi për ta bërë një kampionat më pak tërheqës më shumë tërheqës se Premier Liga, Serie A, La Liga dhe unë do të thoja edhe se Bundesliga.

Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin e Messit. Një djalë që ndryshon hierarkitë në të gjitha nivelet e futbollit, duke të garantuar një rikthim për sa i përket imazhit dhe prestigjit si pak të tjerë.

Ligue 1 rrallëherë ka pasur mundësinë të përfshijë një lojtar të këtij nivele. Unë, Henry, Dugari dhe Lizarazu, të cilët kanë një histori, jemi kritikuar ashpër për mbrojtjen e Messit.

Faji ynë? Pasi kemi mbajtur anën e talentit dhe të magjisë së futboll”.

LEXO EDHE:

Back to top button