Tri dyshimet e Hansi Flikut për formacionin ndaj Atletiko Madridit

Lista e mungesave për ndeshjen e mbrëmjes e lë Hansi Flik me pak mundësi manovre për të formuar formacionin startues, që i mundëson të ëndërrojë një përmbysje historike. Përveç të dëmtuarve Kristensen, Gavi (i cili tashmë stërvitet me grupin) dhe De Jong, u shtua në fund edhe Levandovski, për shkak të një frakture në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të majtë.

Gjithashtu, nuk do të mund të llogarisë Erik Garsia, i vetmi lojtar që i ka luajtur të 40 ndeshjet e Barçës deri tani. Ky do të jetë takimi i parë që do të mungojë për shkak të pezullimit nga kartoni i kuq në gjysmëfinalen ndaj Atlétiko Madridit, i konfirmuar nga VAR pas ndërhyrjes ndaj Baena.

Në mbrojtje, janë të garantuar titullar Kounde dhe Kubarsí. Dyshimi mbetet për qendrën e mbrojtjes, me Zherard Martín dhe Ronald Araujo si kandidatët kryesorë, ndërsa në krahun e majtë mund të luajë Kanselo për një rol më sulmues.

Në mesfushë do të startojnë Mark Bernal, Pedri dhe Fermín Lopez, ndërsa dyshimi i tretë është sulmuesi qendror. Lamine Yamal dhe Rafinja do të jenë në krahë, por Flik mund të vendosë Dani Olmo si ‘9’ fals, ose të mbajë Ferran Torres si referencën kryesore ofensive, i cili është pa gol në 6 ndeshjet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button