Tri ndeshje interesante sot në Premier Ligë

Kampionati anglez i futbollit, Premier Liga, nuk pushon as edhe ne këto ditë feste të fund-vitit dhe sot starton xhiro e 16-të me tri ndeshje shumë interesante.

Që të tri ballafaqimet janë të paparashikueshme pasi që të katër këto skuadra renditen në pjesën e epërme të tabelës.

Nga ora 16:00, Leicester City i cili renditet në vendin e tretë do të ballafaqohet me Chrystal Palace.

Chelsea që së fundit pësoi disfatë nga Arsenali në derbin londinez do ta ketë një tjetër ndeshje të fortë pasi sot nga ora 18:30 luan kundër Aston Villas, skuadër kjo e cila po kalon nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve duke mos pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit.

Aston Villa dhe Chelsea ndajnë vendet shtatë dhe tetë me pikë të barabarta, nga 25, përcjell KosovaPress.

Kurse nga ora 21:00 zhvillohet sfida më interesante, ajo ndërmjet Evertonit dhe Manchester Cityt. Skuadra e Carlo Ancelottit po tregohet një rival i fuqishëm në këtë edicion për çdo kundërshtarë dhe jo rastësisht renditet në vendin e dytë me vetëm tri pikë më pak se Liverpooli që është lider i tabelës.

Ndërsa Manchester City që ka ditur të lëshojë pikë në disa ndeshje të lehta në letër, momentalisht pozicionohet në vendin e gjashtë me 26 pikë të mbledhura pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

LEXO EDHE:

Back to top button