Tri pikë të reja për Liverpoolin, barazohet me liderët e tabelës

Liverpooli është rikthyer te fitorja pas atij barazimi në derbi me Chelsean. “The Reds” kanë triumfuar me rezultat 3-0 në udhëtim të Leeds United. Goli i parë për Liverpooli erdhi në minutën e 20’ kur Mohaed Salah pranoi një top nga Alexandër Arnold dhe shënoi, derisa ky ishte edhe goli numër 100 i tij në kampionatin anglez.

Në pjesën e dytë skuadra e Jurgen Klopp shënoi edhe dy gola përmes Fabinhos në minutën e 50’ dhe Sadio Manes në të 90-tën.

Në këtë sfidë ndodhi edhe incidenti ku Harvey Elliot i Liverpoolit theu këmbën pas një ndërhyrje të ashpër nga lojtari kundërshtar.

Pas katër ndeshjeve, Liverpooli ka mbledhur 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Manchester Unitedit dhe Chelsean.

LEXO EDHE:

Back to top button