Trilogjia MekGregor-Poirier, shtyhet për në korrik

Sipas mediave amerikane, trilogjia mes Konor MekGregor dhe Dastin Poirier-it, e planifikuar për t’u zhvilluar në muajin maj ose qershor është shtyrë për në korrik të këtij viti. Sipas “ESPN”, kjo përballje do të zhvillohet më 10 korrik, në eventin “UFC-264”.

 

 

Për momentin kjo sfidë dhe kjo datë ende nuk është konfirmuar, por deri më 12 qershor janë zyrtarizuar duelet për titull, ndaj data 10 korrik është më e afërta e lirë për triologjinë dhe UFC është e interesuar ta zhvilluar këtë sfidë, që ka shumë fitime.

Sfida “UFC-257”, zhvilluar në janar dhe ku Poirier mundi MekGregor, pati 1.6 milionë PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë), duke qenë eventi i tretë më i ndjekur në histori. Kjo do t’i japë edhe më shumë kohë irlandezit për t’u përgatitur për t’u hakmarrë për atë humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button