Triumf në sekondat e fundit me Dejvisin, Minnesota ruan kreun në Perëndim

Los Anxhelos Lejkers fituan në sekondat e fundit 132-131 ndaj Toronto, në një ndeshje spektakolare, duke korrur suksesin e dytë radhazi. Një mbrëmje magjike e Entoni Dejvisit, autorit tw 41 pikëve e 11 kwrcimeve, mbështetur nga LeBron Xhejms me 22 pikë e 12 asiste.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron Minesota, e cila mundi 113-92 Orlando. Tauns me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Fiton edhe Sakramento, që falë “triple double” (37 pikë, 10 kwrcime, 13 asisteve) të Sabonisit, mundi 131-110 Detroit.

Fitorja e tretë radhazi për Memfisin, që mundi 120-103 Dallas në shtëpinë e këtij të fundit. Bejn me 32 pikë bëri diferencën në fushë, ndërsa 43 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Nju Jorku mposhti 113-84 Portland, ndeshje ku u dallua Anuojbu me 23 pikë.

 

NBA-Rezultatet

Detroit – Sacramento, 110-131

Orlando – Minnesota, 92-113

New York – Portland, 112-84

Dallas – Memphis, 103-120

Lakers – Toronto, 132-131

 

LEXO EDHE:

Back to top button