Trofeu i “Karabao Kupës” do të shkojë në sirtarin e Çellsit apo Liverpullit?

Finalja e “EFL Kupës”, që njihet si “Karabao Kup”, do të luhet mes Çellsit dhe Liverpullit dhe do të zhvillohet në stadiumin “Uembli” të dielën, në orën 16.00.

“Blutë” kaluan bindshëm Midëllsbroun në gjysmëfinale, ndërsa “The Reds” ishin më të mirë se Fulhami. Maurisio Poketinjo dhe Jurgen Klopp do të mundohen të fitojnë trofeun e parë sezonal.

Për Çellsin është i rëndësishëm më shumë, pasi nuk është në garat evropiane, ndërsa është edhe jashtë luftës për titull në Premier Ligë, Ndërkohë Liverpulli kërkon trofeun e parë këtë sezon dhe mbetet në garë për të gjithë trofeut, ku merr pjesë.

LEXO EDHE:

Back to top button