Trudeau mbetet në pushtet, por me një pakicë qeverisëse

Partia Liberale e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka fituar, por me një pakicë qeverisëse, siç ka projektuar transmetuesi publik i vendit, pas një beteje të ngushtë zgjedhore kundër konservatorëve të opozitës.

CBC News raportoi se liberalët do të merrnin shumicën e vendeve në legjislaturën e 44-të të Kanadasë, por se nuk do të arrinin pragun prej 170 vendesh të nevojshme për të krijuar shumicën.

Kandidatët liberalë fituan ose ishin udhëheqës në 157 zona elektorale – në mëngjes, sipas orës lokale.

Trudeau ka mbajtur një fjalim para përkrahësve të tij, duke thënë se s’duhet harruar ditët e errëta që kanë kaluar, por se duhet shpresuar për ditë më të mira.

LEXO EDHE:

Back to top button