Trump apelon për marrëveshje në Gaza: “Ktheni pengjet në shtëpi”

Trump apelon për marrëveshje në Gaza: “Ktheni pengjet në shtëpi”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar publikisht arritjen e një marrëveshjeje në Rripin e Gazës, duke apeluar për kthimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi.

Në një postim të shkurtër në rrjetin e tij social “Truth”, Trump u shpreh qartë për nevojën e një zgjidhjeje në enklavën palestineze pas arritjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.

“Bëni marrëveshjen në Gaza. Ktheni pengjet në shtëpi,” shkroi ai, duke e fokusuar vëmendjen ndërkombëtare tek bisedimet e ngecura ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve që nga sulmi i 7 tetorit 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button