Trump dhe Zelensky nesër në Paris
Trump dhe Zelensky nesër në Paris

Presidenti francez Emanuel Macron do të presë nesër në Paris në të njëjtën ditë Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskin. Të dy liderët do të vijnë në të njëjtin vend atë të katedrales Notre Dame pasi do të inagurohet nesër.
Por nuk është bërë ende me dije nëse do të ketë një takim trepalësh midis presidentëve pasi nuk ka asnjë sqarim nga autoritetet franceze.
Ngelet në pikëpyetje nëse Trump do të takojë Zelenskin tashmë hera e parë e tij nga zgjedhja si president i SHBA. Trump kishte premtuar gjatë fushatës së tij se do të ndalonte që ditën e parë si president luftën Rusi-Ukrainë.