Trump do të formojë subjekt të ri politik? Përflitet edhe emri i partisë

Pretendohet se presidenti i SHBA-së, Donald Trump kohët e fundit ka folur me njerëzit në rrethin e tij të ngushtë mbi çështjen për formimin e një partie të re politike Sipas artikullit të gazetës “Wall Street Journal” e cila e bazon në burime të afërta me çështjen, thuhet se Trump i cili do të largohet nga Shtëpia e Bardhë po bën përgatitje për formimin e një partie të re politike.

Burimet kanë theksuar se Trump ditët e fundit ka folur me njerëzit e afërt për partinë e re në fjalë dhe se emri i partisë do të jetë “Patriot Party”. Trump ra në kundërshtim me disa emra në Partinë Republikane, pasi disa protestues pro Trumpit në SHBA bastisën Kongresin Amerikan.

Trump ka humbur zgjedhjet e mbajtura më 3 nëntor 2020 por duke pretenduar se në zgjedhje ka “mashtrime” ai kundërshtoi rezultatet. Trump nuk mori ndonjë rezultat në betejën ligjore që filloi në shumë shtete. Fituesi i zgjedhjeve Joe Biden, sot në orën 18:00 do të japë betimin dhe do të marrë postin e presidentit të SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button