Trump e kërcënon Iranin me bombardime dhe tarifa, pas refuzimit të bisedimeve

Trump e kërcënon Iranin me bombardime dhe tarifa, pas refuzimit të bisedimeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, kërcënoi Iranin me disa masa, nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake. Kjo, pasi presidenti iranian refuzoi mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor. Më herët, Tramp paralajmëroi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë”. Në përgjigje, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi “hakmarrje të fuqishme”, nëse Shtetet e Bashkuara ose aleatët e tyre bombardojnë Republikën Islamike. Tramp, gjithashtu, tha se është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave ndaj vendeve që blejnë naftë nga Irani, si pjesë e strategjisë së tij për “presion maksimal” kundër Teheranit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button