Trump e kërcënon Putinin me tarifa të naftës nëse s’bën armëpushim në Ukrainë

Trump e kërcënon Putinin me tarifa të naftës nëse s’bën armëpushim në Ukrainë

Gazetare: Xhesika Sallahi

Presidenti amerikan, Donald Tramp, paralajmëroi se do të vendosë tarifa dytësore deri në 50 për qind ndaj naftës ruse, në rast se Moska i bllokon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pavarësisht, marrëdhënieve të mira me presidentin rus, siç tha ai, Tramp shprehu zemërim ndaj Putin për komentet e tij për Ukrainën.

“Jam i zhgënjyer në një farë mënyre. Putin e konsideron Zelenskin jo të besueshëm. Ai supozohet të bëjë një marrëveshje me të, pavarësisht nëse i pëlqen apo nuk i pëlqen. Kështu që nuk jam i kënaqur me këtë”, deklaroi Donald Trump, President i SHBA-së.

Tramp, po ashtu, theksoi se masat tregtare do të vendoseshin brenda një muaji, nëse marrëveshja për armëpushim nuk arrihet. Nga ana tjetër, ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke thënë se puna vazhdon me palën amerikane lidhur me procesin e paqes në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët, presidenti amerikan Trump tha se edhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky, do të përballet me “probleme të mëdha” nëse nuk nënshkruan marrëveshjen për mineralet me Uashingtonin.

“Ne e bëmë një marrëveshje për tokën e rrallë. Dhe tani, ai thotë – e dini – unë dua ta rinegocioj marrëveshjen. Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë”, deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-së.

Qeveria ukrainase tha më 28 mars se është duke shqyrtuar projekt-marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla, pas raporteve të mediave se Uashingtoni i ka ndryshuar disa herë kushtet e saj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button