Trump inauguron qendrën e re të ndalimit të emigrantëve ilegalë

Trump inauguron qendrën e re të ndalimit të emigrantëve ilegalë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të marrë pjesë nesër në hapjen e një qendre të përkohshme ndalimi për imigrantë në Floridën jugore, të quajtur Alkatrazi i Aligatorëve.

Presidenti republikan po kërkon të përshpejtojë ndalimin dhe deportimin e emigrantëve, duke argumentuar se masa është e nevojshme sepse miliona emigrantë kaluan kufirin ilegalisht gjatë presidencës së demokratit, Joe Biden.

Trump do të shoqërohet nga Christie Noem, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila vetë i kërkoi presidentit të vizitonte zonën, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Numri i emigrantëve të ndaluar është rritur ndjeshëm në 56,000 që nga 15 qershori nga 39,000 kur Trump mori detyrën, sipas të dhënave qeveritare. Administrata e tij ka bërë presion për më shumë hapësira ​​ndalimi.

LEXO EDHE:

Back to top button