Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, tri rrugët për ta parandaluar

Vjeshtën dhe dimrin e vitit kaluar, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara u përpoq përmes një strategjie joefektive, por me pasoja të dhunshme, të ushtronte presion ndaj republikanëve në shtete të ndryshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të cilat ai i humbi në mënyrën më të qartë.

Tani thuhet se Trump beson se “auditimet” në shtetet e lëkundura do ta rivendosin atë në një farë mënyre në Shtëpinë e Bardhë deri në fund të verës. Shumë prej oborrtarëve që inkurajuan lajthitjet e tij të hershme janë ende në detyrë.

Njëri prej tyre, Michael Flynn,kohët e fundit sugjeroi (para se të tërhiqej) se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për një grusht shteti ushtarak, në stilin e atij që u krye së fundmi nga ushtria në Mianmar. Ndaj, kjo nuk është një gjendje ideale e punëve.

Atëherë,çfarë duhet të ndodhë që të parandalohet bërja realitet e ëndrrës politike të Donald Trump, në formën e rebelimit të6 Janarit të këtij viti në Capitol Hill, apo në ndonjë formë më destabilizuese?

Teoria e parë, që mbështetet nga shumë liberalë dhe centristë, por edhe disa konservatorë anti-Trump, është se SHBA gjendet në një emergjencë të vazhdueshme e cila do të përfundojë në një nga dy mënyrat:Ose me një Kongres të dominuar nga demokratët, që do të miratojë reforma të gjera zgjedhore, të cilat do të dobësojnë në mënyrë vendimtare Partinë Republikane aktuale, ose përndryshe Trump dhe mbështetësit e tij do të bëjnë një përpjekje më efektive dhe shkatërruese për të vjedhur zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button