Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës
Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës

Presidenti amerikan Donald Trump tha se mendon që një armëpushim në Gaza është afër.
“Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Është një situatë e tmerrshme ajo që po ndodh në Gaza. Njerëzit po vdesin. Shoh njerëz që nuk kanë ushqim, nuk kanë asgjë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim.”
Bëhet e ditur se këto komente erdhën ndërsa Trump priste ministrat e jashtëm të Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, shkruan Washington Post.
Dy vendet afrikane nënshkruan një marrëveshje paqeje të lehtësuar nga SHBA për të ndihmuar në përfundimin e luftimeve dekada të tëra.
Ndryshe, Trump planifikon të qëndrojë në Uashington këtë fundjavë për t’u përqendruar në miratimin e projektligjit të tij masiv për taksat dhe imigracionin, duke anuluar një udhëtim të planifikuar në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey.
Pengesa mbeten në Senat dhe projektligji do të duhet të miratohet përsëri nga Dhoma e Përfaqësuesve.