Trump paralajmëron Musk për pasoja shumë serioze nëse financon kandidatët demokratë

Trump paralajmëron Musk për pasoja shumë serioze nëse financon kandidatët demokratë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , në një intervistë me NBC News sot, tha se do të kishte “pasoja shumë serioze” nëse miliarderi Elon Musk financonte kandidatët demokratë për të kandiduar kundër republikanëve që miratojnë projektligjin tatimor të Trump.

Trump nuk pranoi të thoshte se cilat do të ishin këto pasoja në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan dhe shtoi se nuk kishte pasur diskutime nëse do të hetonte Musk.

Kur u pyet nëse besonte se marrëdhënia e tij me drejtorin ekzekutiv të Tesla-s dhe SpaceX kishte mbaruar, Trump u përgjigj: “Mendoj se po”.

Shtëpia e Bardhë  i përshkruar sulmet e Musk ndaj presidentit Trump si “të trishtueshme”, me presidentin amerikan që tha se besonte se biznesmeni e kishte “humbur plotësisht mendjen”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button