Trump rezulton sërish negativ me Covid-19

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rezultuar sërish negativ në testin e fundit për Covid-19 të kryer në ”Air Forca One” që po e çonte në Nashville, ku u zhvillua debati i fundit presidencial para zgjedhjeve të 3 nëntorit, njoftoi shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.

Trump ka mbërritur në Nashville me zonjën e parë Melania. Të dy zbritën nga avioni presidencial pa maska.

Debati i dytë dhe i fundit presidencial ishte më i qetë se sa përballja e ashpër e parë midis Donald Trump dhe Joe Biden dhe zbuloi politikat konkurruese të dy kandidatëve, ndërsa përballeshin për herën e tyre të fundit.

Debati u zhvillua vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe filloi me çështjen kryesore, atë të pandemisë së koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button