Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse ai e rifillon rindërtimin e programeve bërthamore, si dhe e paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk çarmatoset. Duke folur krah kryeministrit të Izraelit, pas një takimi në rezidencën e tij në Florida, Trump la të kuptohej se Teherani mund të jetë duke punuar për t’i rikthyer programet e tij të armatimit bërthamor, pas bombardimeve të qershorit. Tramp, i cili muajt e fundit ka përmendur mundësinë e një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin, tha se bisedimet e tij me Netanjahun u përqendruan në përparimin e marrëveshjes së brishtë të paqes në Gazë, të cilët ai ndërmjetësoi, si dhe në adresimin e shqetësimeve izraelite lidhur me Iranin dhe Hezbollahun në Liban.
“Nuk dua ta them këtë, por Irani mund të jetë duke u sjellë keq. Nuk është konfirmuar. Por nëse konfirmohet, shikoni, ata i dinë pasojat. E dini, pasojat do të jenë shumë të fuqishme. Ndoshta më të fuqishme se herën e fundit. Irani duhet të kishte bërë një marrëveshje herën e fundit. U dhashë atyre mundësinë. Thashë, mund të bëni një marrëveshje. Dhe ata nuk më besuan. Tani më besojnë”, deklalroi Donald Tramp, President i SHBA-së. /Alsat.mk








