Trump ‘shumë krenar’ për armëpushimin – flet për mundësinë e pasurimit të uraniumit nga Irani
Trump ‘shumë krenar’ për armëpushimin – flet për mundësinë e pasurimit të uraniumit nga Irani

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është “shumë krenar” për Izraelin dhe Iranin që ranë dakord për një armëpushim.
Duke folur në një samit të NATO-s në Hagë të Holandës, presidenti amerikan tha se armëpushimi ishte “shumë i mirë”.
I pyetur në lidhje me raportet e inteligjencës amerikane që sugjeronin se sulmet nuk shkatërruan vendet bërthamore të Iranit, zoti Trump nuk u pajtua.
“Unë besoj se ishte zhdukje totale, besoj se ata nuk kishin një shans për të nxjerrë asgjë sepse vepruam shpejt. Është e vështirë të hiqet ai lloj materiali – shumë i fortë dhe shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.
Ndërkohë sekretari i tij i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se dëmi ishte “i moderuar deri i rëndë, dhe ne besojmë se ka shumë më tepër gjasa të jetë i rëndë”.
Presidenti amerikan u pyet gjithashtu në lidhje me kërcënimet iraniane për të vazhduar pasurimin e uraniumit.
Lidhur me këtë, ai tha: “Gjëja e fundit që ata duan të bëjnë është të pasurojnë diçka tani. Ata duan të rikuperohen. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”.