Trump: Vrasjet në Uashington të bazuara në antisemitizëm dhe urrejtje duhet të ndalen

Trump: Vrasjet në Uashington të bazuara në antisemitizëm dhe urrejtje duhet të ndalen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dënoi vrasjen e dy punonjësve të ambasadës izraelite jashtë Muzeut Hebraik dhe tha se “urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara”.

Trump e dënoi sulmin në mediat sociale, duke theksuar se vrasjet ishin qartësisht të motivuara nga antisemitizmi.

“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, D.C., të cilat bazohen qartë në antisemitizëm, duhet të ndalen, tani! Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara. Ngushëllime familjeve të viktimave. Është e trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkroi Trump, raportoi Reuters.

Dy punonjës të ambasadës izraelite, një burrë dhe një grua, u vranë në një të shtënë jashtë Muzeut Hebraik në Uashington, dhe i dyshuari është arrestuar, thanë burime të sigurisë.

Zëdhënësi i ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, konfirmoi se dy zyrtarë u qëlluan ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në muze, raporton ABC News.

Ai shtoi se ambasada ka “besim të plotë tek autoritetet kompetente” në Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë.

LEXO EDHE:

Back to top button