Trumpi e quan fjalimin e Bidenit “zemërues dhe i mbushur me urrejtje”

Trumpi e quan fjalimin e Bidenit “zemërues dhe i mbushur me urrejtje”

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas fjalimit vjetor të presidentit, Joe Biden, duke thënë se ishte një fjalim i mbushur me zemërim, polarizim dhe urrejtje.

“Ai duket shumë i zemëruar kur flet, që është një veçori e njerëzve që e dinë se janë duke humbur”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Ai e ka kritikuar Bidenin se dëshiron ta vërshojë SHBA-në me migrantë.

“Zemërimi dhe të bërtiturat nuk ndihmojnë për ta bërë shtetit tonë sërish të bashkuar. Ky ishte një fjalim me zemërim, polarizim dhe i mbushur me urrejtje. Ai e përmendi imigrimin, ose Kufirin më të Keq në Historinë e Botës. Ai kurrë nuk do ta rregullojë imigrimin, as nuk do që ta bëjë. Ai dëshiron që shteti jonë të jetë i vërshuar me migrantë. Krimi do të rritet në nivelet që s’janë parë asnjëherë më parë, dhe kjo është duke ndodhur shumë shpejtë”, ka shkruar Trumpi.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit të enjten vonë, Bideni e ka kritikuar kundërshtarin e tij të mundshëm republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, për “përkulje” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button