Trumpi hap rrugën për dëbimin e mbi 200,000 ukrainasve nga SHBA-ja
Trumpi hap rrugën për dëbimin e mbi 200,000 ukrainasve nga SHBA-ja

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që kishin mbërritur në SHBA duke ikur nga lufta, ka thënë për Reuters një zyrtar i lartë i Trumpit dhe tri burime të njohura me këtë çështje.
Vendimi do t’i vinte ukrainasit në një rrugë për dëbim të shpejtë nga SHBA-ja.
Lëvizja, e pritshme që në prill, do të ishte një ndryshim drastik i mirëseardhjen së ukrainasve nën administratën e presidentit, Joe Biden.
Heqja e statusit për ukrainasit ishte duke u planifikuar përpara se Trumpi të grindej publikisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky javën e kaluar.
Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Tricia McLaughlin ka thënë se departamenti nuk ka njoftim zyrtar tani për tani.
Një urdhër ekzekutiv i Trumpit i lëshuar më 20 janar bën thirrje për përfundimin e të gjitha programeve të lirimit me kusht.
Administrata planifikon të revokojë lirimin me kusht për rreth 530,000 kubanë, haitianë, nikaraguanë dhe venezuelianë.
Emigrantëve të cilëve u është hequr statusi i lirimit me kusht mund të përballen me procedura të shpejta të dëbimit, sipas një emaili të brendshëm të ICE të parë nga Reuters.