Turam: Asnjë mesazh, është vetëm ndeshja e tretë e kampionatit

Federiko Dimarko e komentoi fitoren 4-0 ndaj Atalantës.

“Ne gjithmonë kemi tension të lartë, edhe në stërvitje. Edhe unë u befasova në fushë me pjesën tonë të parë, mbajtëm një ritëm të jashtëzakonshëm. Duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Me Atalantën është gjithmonë e vështirë”.

 

Markus Turam e komentoi kështu suksesin e qartë ndaj Atalantës, i cili erdhi edhe falë dopietës së tij.

“Mesazh për kampionatin? Asnjë mesazh, është vetëm ndeshja e tretë e kampionatit, por ne mundëm një kundërshtar të madh.

Goli i Barellës?

Në stërvitje, ai gjithmonë shënon kësi golash. Kur e bën, ai shënon vetëm gola spektakolarë”.

 

Nikolo Barella u shpreh për suksesin e jashtëzakonshëm të Interit ndaj Atalantës.

“Nga jashtë dukej e thjeshtë, por me Atalantën është gjithmonë e vështirë, ka gjithmonë intensitet të madh në fushë. Fatmirësisht fituam falë dy goditjeve të Markusit, i cili as nuk e di se si e bëri këtë. Unë e praktikoj gjithmonë atë lloj gjuajtje nga jashtë zonës”.

LEXO EDHE:

Back to top button