Turistët e mashtruar gjermanë në Spanjë paguanin 1000 euro për taksi
Turistët e mashtruar gjermanë në Spanjë paguanin 1000 euro për taksi

Një familje nga Gjermania, e cila ishte duke pushuar në ishullin spanjoll Gran Canaria, ka paguar 1000 euro për një taksi me të cilën kanë bërë xhiron e kompleksit hotelier dhe kanë arritur në plazh, transmeton revista “Phoenix”.
Sipas pretendimeve, ai udhëtim zgjati tre orë, dhe shoferi i taksisë dyshohet se u kishte thënë paraprakisht se po u ofronte një “eksperiencë falas” për të parë kompleksin hotelier sepse ata po e bënin këtë për mysafirët e hotelit. Në fund, ata kuptuan se asgjë nuk është falas.
“Sapo hyni në një taksi, ju humbni!” Thjesht ramë në një mashtrim… Pasi mbërritëm në plazh, lindi problemi. Doli se nuk ishte falas. Në fund (taksisti z.p.) tha që asgjë nuk është falas, por çmimi i atij turneu treorësh është 1000 euro”, tha çifti.
Familja Fischer nuk është i vetmi rast i këtij lloj mashtrimi, ndaj “Air-tel” gjerman paralajmëron gjermanët që të kenë kujdes kur dikush u ofron diçka “falas” me pushime në një vend të huaj.