Turistët janë shtuar në vend, por problem paraqitet mungesa e ciceronëve
Turistët janë shtuar në vend, por problem paraqitet mungesa e ciceronëve

Gazetar: Avni Tahiri
Me ngrohjen e temperaturave është shtuar edhe numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.
Për disa turistë mungojnë ciceronë të cilët do t’i informonin për vendet më të mira që duhet vizituar, ndërsa për disa turistë tjerë mjafton interneti në vendet publike që të gjejnë vendet që duan të vizitojnë.
“Filluam nga qendra e Shkupit dhe tani po shkojmë në çarshi të Shkupit. Çdoherë është mirë që dikush të na informoje por ne kërkojmë informata dhe ndajmë me njëri-tjetrin. Pra ju nuk keni nevojë për ciceron? Jo. Pra, gjeneratat e reja nuk kanë nevojë për një të tillë. Erdhëm që të shohim Ballkanin, këtu do të jemi tre ditë më pas do të shkojmë në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi”, tha një turist të huaj.
“Nëse është një grupe e madhe dhe vizitojnë ndonjë mal ku të duhen disa ditë atëherë është i nevojshëm udhëheqësi apo ciceroni. Sa lehtë mund të gjendet një cicëron? Nuk kam takuar shumë deri tani. Takuam një në kanion e Matkës por nuk kemi takuar tjerë dhe nuk ka shumë publicitet sa i përket kësaj”, u shpreh një turist të huaj.
Përderisa disa nga turistët u ankuan se nuk mund të gjejnë lehtë një udhërrëfyes turistik, guidat turistikë në ditën ndërkombëtarë të tyre thanë se po përballen me konkurrencë të pandershme, guida të huaja të palicencuara, të cilët marrin përsipër të shtrembërojnë historinë në avantazhin e tyre. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve shtohet çdo muaj. në janar të 2025 kishim 49.870, vizitorë të regjistruar nga të cilët 36.8% ishin turistë vendas dhe 63.2% turistë të huaj. Numri i përgjithshëm i turistëve në janar të këtij viti, krahasuar me janarin 2024, është rritur me 4,4 për qind dhe numri i fjetjeve është rritur me 4,7 për qind. /Alsat.mk