Turqi/ Kabina teleferikut përplaset me një shtyllë të thyer

Turqi/ Kabina teleferikut përplaset me një shtyllë të thyer

Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një kabinë teleferiku u përplas me një shtyllë të thyer. Ngjarja ndodhi të në Antali. Siç bëri të ditur Ministria e Brendshme në vend, 24 kabina mbetën të bllokuara në ajër në orën 17:23 me orën lokale.

Gjashtëmbëdhjetë orë më vonë, më shumë se 60 njerëz qëndronin ende të bllokuara në 9 kabinat e mbetura në ajër. Gjatë operacionit të shpëtimit 112 njerëz u nxorën të sigurt nga kabinat e teleferikut. Asnjë qytetarët që po prisnin të shpëtoheshin, nuk patën lëndime kritike,” u tha gazetarëve në vendngjarje kryetari i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, duke shtuar se synonin të përfundonin punën e shpëtimit para perëndimit të diellit. Në një deklaratë në platformën “X”, Ministria e Brendshme tha se shtatë helikopterë dhe më shumë se 500 punonjës shpëtimi ishin angazhuar në terren.

 

LEXO EDHE:

Back to top button