Turqi, mbahet festivali i mundjes me vaj

Ka nisur në rajonin e Edirne në Turqi festivali i Mundjes me Vaj, një ngjarje që mendohet të jetë mbi 660-vjeçare. Mbi 2100 mundës marrin pjesë në garë për të siguruar Brezin e Artë dhe titullin mundësi më i mirë në Sarayiçi. Në këtë zonë, ku më herë ka qenë i vendosur Pallati i Vjetër i ndërtuar nga Sulltani Murat II dhe rezerva e tij e gjuetisë, tashmë shtrihet një stadium modern për garën e përvitshme. Mendohet se ky turne daton në shekullin e 14, atëherë kur ushtarët e vendosur për pushtimin e Trakisë, stërviteshin duke u lyer me vaj për betejën e radhës.
https://www.youtube.com/watch?v=lTxcbCKTGN4