Turqi/ Planifikonin sulme, arrestohen 33 persona
Turqi/ Planifikonin sulme, arrestohen 33 persona

Policia e Turqisë ka arrestuar 33 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik. Të dyshuarit pretendohet se po planifikonin sulme para zgjedhjeve lokale në Turqi këtë muaj, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk Ali Yelikaya, raporton agjencia “AP”.
“Të dyshuarit po përgatisnin dhe po kërkonin të ndërmerrnin veprime para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, ka shkruar Yerlikaya në platformën “X”.
Policia anti-terror në Sakarya, në veriperëndim të Turqisë, ka konfiskuar armë, kesh dhe “dokumente organizative” gjatë bastisjeve.
Rrjeti po ofronte personel për zona të luftës dhe përkrahje financiare për Shtetin Islamik, ndërsa po operonte nga xhamitë ilegale dhe shkollat fetare, ka thënë Yerlikaya. Zgjedhjet lokale në Turqi mbahen më 31 mars. Turqia është përballur me një numër të sulmeve të lidhura me IS-in në 10 vjetët e fundit, përfshirë edhe sulmin e armatosur në një kishë në Stamboll në janar ku mbeti i vdekur një person.