Turqia raporton mbi 29 mijë raste të reja me koronavirus

Turqia raportoi 29.762 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.142 pacientë simptomatikë, dhe 146 vdekje të tjera, transmeton Anadolu.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3.091.282 milionë, kurse numri i të vdekurve në 30.462, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 17.761 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2.882.643.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.720, treguan shifrat e fundit.

Mbi 36,99 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 221.738 gjatë ditës së kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button