Turqi,151 viktima dhe mbi 30 mijë raste të reja me Covid-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30.021 raste të tjera të COVID-19, përfshirë 1.281 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,17 milionë, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 30.923, me 151 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Gjithashtu, 18.892 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,9 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 37,65 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 223.214 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.886.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 14,65 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8,2 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 6,4 milionë dozat e dyta.

LEXO EDHE:

Back to top button