Turqia dhe Siria numërojnë viktimat nga tërmeti, ekipet vazhdojnë përpjekjet për shpëtim

Turqia dhe Siria numërojnë viktimat nga tërmeti, ekipet vazhdojnë përpjekjet për shpëtim

Gazetar: Isuf Kadriu

Turqia vazhdon të numëroj viktimat e tërmetit shkatërrues që godit rajonet juglindore një javë më parë. Numri i viktimave gati po i afrohet shifrës prej 40 mijë të vdekur, por edhe kjo shifër nuk do të jetë përfundimtare bazuar sipas të dhënave nga zonat e goditura ku mijëra objekte  banimi janë rrafshuar për tokë. Por ndërkohë ekipet e shpëtimi nga shumë vende të botës vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar edhe pse gjasat tashmë janë ulur në minimum. Raportet për njerëz të shpëtuar tashmë janë më të rralla pasi koha që nga tërmeti arrin kufijtë e aftësisë së trupit të njeriut për të mbijetuar pa ujë, veçanërisht në temperatura të ulëta.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punë për nxjerrjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrues. Ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë një djalë 3-vjeçar. Ai kishte kaluar 158 orë nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë edhe Naide Umay, e cila kaloi 174 orë nën rrënoja.

Në rajonet turke të goditura nga tërmetet me 7.8 dhe 7.5 ballë, një ekip nga Spanja së bashku me shpëtimtarët turq arritën të nxjerrin të gjallë një grua tjetër e cila kishte qëndruar nën gërmadha për më shumë se 144 orë.

Një shtetas turk ka shprehur indinjatën e tij të thellë ndaj kreut shtetëror pasi përkundër alarmit askush nuk erdhi ti ndihmonte në shpëtimin e nënës së tij e cila akoma ishte e gjallë nën gërmadha. 75 vjeçarja Ozcan Boncuk nuk mundi të përballonte plagëve të marra.

” Vendlindja jonë e lavdishme ka mbaruar tani. Për hir të Zotit, kushdo që ka ndërgjegje, hidhi një sy kësaj. Çfarë do të ndodhte nëse do të ishte nëna juaj, i dashur Recep Tayyip Erdogan? Çfarë ndodhi me të qenit një lider botëror? Ku jeni?. Jemi ngopur me përgjegjësit. Jemi të lodhur dhe të ngopur me personat përgjegjës. Mjaft! Të gjithë, punëtorët e shpëtimit erdhën këtu për udhëtime turistike. Ne nuk duam ushqim, nuk duam ndihmë. Ne duam që jeta jonë të shpëtohet”, tha Zafer Mahmut Boncuk.

OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 870.000 persona kanë nevojë urgjente për ushqim në rajonet e goditura Turqi dhe Siri. Vetëm në Siri, deri në 5.3 milionë persona kanë mbetur të pastrehë. Tërmetet goditën Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë më 6 shkurt. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button