​Turqia: Jemi të shqetësuar për mosmarrëveshjet në Bosnjë

​Turqia: Jemi të shqetësuar për mosmarrëveshjet në Bosnjë

Kreu i diplomacisë turke, Hakan Fidan, deklaroi sot se marrëdhëniet e ngushta midis Zagrebit dhe Sarajevës janë çelësi për paqen dhe stabilitetin afatgjatë të Bosnjë-Hercegovinës dhe pjesës tjetër të rajonit.

Ai këto komente i bëri pas takimit të shefave të diplomacive të Kroacisë, Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në Forumin e Dubrovnikut. Takimi i fundit në këtë format u mbajt në nëntor 2020 dhe treshja theksoi se duhet të mbahet më shpesh.

“Ne besojmë fuqimisht se marrëdhëniet e ngushta midis Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës janë çelësi për paqen dhe stabilitetin afatgjatë të Bosnje dhe Hercegovinës dhe pjesës tjetër të rajonit,” tha Fidan në një konferencë shtypi.

Ankaraja mbështet pa rezerva integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të BeH, theksoi shefi i diplomacisë turke. Ai shprehu shqetësimin për “retorikën e mosmarrëveshjes” brenda Bosnje dhe Hercegovinës dhe theksoi rëndësinë e “krijimit të një atmosfere pajtimi nëse duam të shohim përpara.”

Shefi i diplomacisë së BeH-së, Elmedin Konakoviq, falënderoi udhëheqjen kroate për avokimin për BeH në procesin historik të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konakoviq falënderoi dy kolegët e tij për mbështetjen e Bosnjës dhe Hercegovinës në votimin për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke përsëritur se rezoluta nuk ishte e drejtuar kundër askujt, por qëllimi i saj ishte t’i jepte respekt viktimave të atij krimi.

Fidan, Konakoviq dhe Gordan Grliq Radman diskutuan për forcimin e bashkëpunimit midis tri vendeve, duke përfshirë fusha të tilla si ekonomia, arsimi dhe industria e mbrojtjes.

“Ne konfirmuam se një Ballkan Perëndimor i sigurt, i qëndrueshëm dhe i begatë me një perspektivë të qartë evropiane, është strategjia jonë e përbashkët interes”, tha ministri kroat.

LEXO EDHE:

Back to top button