Turqia në luftë me zjarret

Turqia në luftë me zjarret

Në qytetin e Izmirit në Turqi, flakët kanë arritur deri në zonat e banuara dhe autoritetet kanë evakuuar mbi 42 mijë persona.

Për shkak të erërave të fuqishme, zjarri po përhapet me një shpejtësi alarmante, ka njoftuar NEXTA në X.

Në qytetin që ka një popullsi prej 4.5 milionë banorësh dhe që pranon rreth 2 milionë turistë në vit, zjarret në shkallë të gjerë po nxiten nga temperatura ekstreme, lagështia e ulët dhe erërat e forta.

Përpjekjet për t’i shuar zjarret po vazhdojnë.

Zjarret që kanë shpërthyer në disa vende në provincën bregdetare të Egjeut kanë shkaktuar zhvendosjen e banorëve dhe dëmtimin e ndërtesave.

Një valë e të nxehtit po përfshin shumë pjesë të Evropës.

Në Spanjë është raportuar për të paktën 102 persona të vdekur gjatë valës së parë ekstreme të të nxehtit për këtë vit, e cila filloi të shtunën.

Franca, në anën tjetër, ka lëshuar alarm të kuq në dhjetëra provinca, përfshirë Parisin, për shkak të nxehtësisë ekstreme. Dy ditë më parë u raportua për mbylljen e 1.350 shkollave, përkohësisht.

Edhe Italia po përballet me një valë moti ekstrem, dhe përmbytjet dhe nxehtësia e madhe kanë marrë dy jetë dhe kanë nxitur paralajmërime në disa rajone.

LEXO EDHE:

Back to top button