Turqia raporton mbi 7 mijë raste të reja me Covid-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.945 raste të tjera të COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 2.59 milionë, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 27.562.
7.106 pacientë të tjerë po ashtu janë shëruar, duke e çuar në mbi 2.48 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga koronavirusi.
Numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është në 1.232.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 31.63 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 116.452 teste të kryera brenda ditës së fundit.