Turqia vendos orë policore dhe “mbyllje” të plotë për fundjavë

Qeveria turke prej nesër vendos orë policore prej orës 21 deri në orën 5 në ditë pune, dhe plotësisht “mbyllje” gjatë fundjavës prej orës 21 të premten deri në orën 5 të hënën.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan njoftoi se masat po hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme dhe kanë për qëllim të parandalojnë përhapjen e Cvodi-19. Përjashtime do të ketë vetëm për disa sektorë për furnizim dhe prodhim.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore turke kanë njoftuar për 188 viktima dhe 31.219 raste të reja me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë Turqia ka regjistruar 638,847 raste të reja me koronavirus. 13.746 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri, kurse aktualisht vendi regjistron 220.374 raste aktive me Cvoid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button