Turqia zbulon rezerva gjigande gazi në Mesdhe


Presidenti Erdogan flet në mënyrë euforike për zbulimin e rezervave më të mëdha të gazit në historinë e Turqisë. Sipas tij bëhet fjalë për të paktën 320 miliardë metërkubik. Ekspertët janë më të rezervuar.

Turqia, e cila ka nevojë urgjente për burime natyrore, duket se ka zbuluar rezerva të mëdha gazi në Mesdhe. Presidenti turk, Erdogan u shpreh në Stamboll, se bëhet fjalë për « zbulimin më të madh në Detin Mesdhe të rezervave të gazit në historinë e Turqisë » Anija kërkimore « Fatih » që zhvillon kërkime prove nga 20 korriku në të ashtuquajturën Zonë Tuna-1, ka zbuluar një rezervë prej 320 miliardë metërkubik. Tani duhet të planifikohet kërkimi i plotë dhe nxjerrja e gazit, sipas Erdogan. Qëllimi do të jetë që Turqia të furnizohet me këtë gaz në vitin 2023.

Erdogan bëri po ashtu të ditur, se do të vazhdojë kërkimet e kontestuara për gaz në pjesën lindore të Mesdheut. Për këtë aktualisht ai ndodhet në konflikt me Greqinë, Qipron e BE. Ne nuk do të pushojmë, deri sa Turqia të kthehet në një eksportues neto të gazit, tha Erdogan. Furnizimi me energji është thembra e Akilit për Turqinë. Për shkak të nevojave të mëdha për energji, ky vend duhet të importojë një pjesë të madhe të gazit. Importet kryesore merren nga Rusia.

Ekspertët paralajmërojnë nga njoftime të shpejtuara suksesi

Për ekspertët këto rezerva gazi kanë më shumë pikëpyetje. Eksperti turk për energjinë, Necdet Pamir tha se është shumë herët të japësh të dhëna për madhësinë e rezervave të zbuluara. « Për këtë nevojiten disa muaj punë. » Mund të ndodhë që në fund të kemi pasur shumë më tepër pritshmëri se realiteti. Edhe Dr. Simon Schulte, drejtues i Tregjeve të Gazit në Institutin për Ekonominë Energjitike të Universitet të Kölnit shprehet i kujdesshëm. Me zbulimet e reja, Turqia mund të mbulojë një pjesë të nevojave të saj për gaz. « Por në krye qëndron pyetja, sa kushton gjetja dhe nxjerrja e gazit? Një zhvillim i tillë në Mesdhe nuk është i lehtë. »

Eksperti Schulte kujton një zbulim të madh në Rumani në vitin 2012, në afërsi të vendit ku është gjetur tani gaz. Por as sot gazi nuk është zhvilluar sa duhet procesi i nxjerrjes së gazit.

LEXO EDHE:

Back to top button