Tushel: Aspak i lumtur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Tomas Tushel nuk është shprehur i kënaqur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Trajneri gjerman u pyet në konferencën për shtyp për formatin e ri, ku Tushel theksoi se kjo është lënë në hije nga krijimi i Superligës, por ai nuk është i lumtur me formatin e ri, sepse UEFA po i shton ndeshjet dhe kalendari është bërë problem për klubet.

 

 

“Nuk e di nëse më pëlqen, sepse shoh vetëm më shumë ndeshje nga ky format dhe më shumë ndeshje për ne do të thotë më shumë lodhje dhe kalendar më të ngjeshur për klube. Por, tani lajmet për Superligën kanë lënë në hije formatin e ri të Ligës së Kampionëve. A kanë folur me ndonjë lojtar? A kanë folur me ndonjë trajner? Jo, se besoj! Ata nuk kanë pyetur askënd, ne kemi tani shumë kompeticione dhe shumë ndeshje, kjo do të thotë që nuk do të ketë kualitet. Jo nuk jam i lumtur me këtë format, do të ketë më shumë ndeshje dhe më shumë lodhje për klubet, si do të mund t’i përballojmë të gjitha?!”, tha mes tjerash Tomas Tushel.

LEXO EDHE:

Back to top button