Tushel konfirmon një mungesë në mesfushën e Çellsit

Trajneri i Çellsit, Tomas Tushel ka konfirmuar se mesfushori Mateo Kovaçiç, do të mungojë ndaj Real Madridit. Tushel duke folur pas ndeshjes ndaj Fulhamit, ka konfirmuar se Mateo Kovaçiç nuk do të mund të rikuperohet në kohë për tu përballur me Real Madridin.

“Kovacic ndjeu diçka në këmbën e tij sot. Ka shumë mundësi që ai nuk do të paraqitet ndaj Real Madridit të mërkurën”, deklaroi Tushel.

Sfida kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve , në mes Çellsit dhe Real Madridit, do të zhvillohet të mërkurën (5 maj) në orën 21.00 në stadiumin “Stemford Brixh”.

LEXO EDHE:

Back to top button