Tushel: Situata aktuale ndikon në kontratat e futbollistëve

Trajneri i Çellsit, Tomas Tuhell ka thënë se shitja e Çellsit do të shtojë pasigurinë te lojtarët që u skadon kontrata në fundin e sezonit. Roman Abramoviç ka nxjerrë në shitje Çellsin dhe kjo është një ndër arsyet që negociatat me disa futbollistë mund të shtyhen.

Cesar Azpilikueta, Andreas Kristensen dhe Antonio Rudiger janë tre lojtarët që do jenë agjent të lirë në afatit kalimtar veror, pasi ende nuk kanë nënshkruar kontratë të re me londinezët dhe ka shumë mundësi që të largohen.

Sipas Tushellit, shitja e klubi mund të ndikojë të tre lojtarët, por duhet të presin efekt pozitiv dhe negativ gjatë negociatave.

“Kjo është situata. Ndoshta ka një efekt pozitiv, ndoshta ka një efekt negativ në lidhje me negociatat me lojtarët”, tha tekniku gjerman.

Sipas raporteve të fundit Rudiger mund të qëndrojë në “Stamford Brixh”, ndërsa Azpilikueta dhe Kristensen janë të lidhur me një kalim te Barcelona.

LEXO EDHE:

Back to top button