Twitter në kaos, personat që duan një llogari të verifikuar duhet të paguajnë

Twitter në kaos, personat që duan një llogari të verifikuar duhet të paguajnë

Twitter duket se është zhytur në kaos. Rrjeti social i ka hequr tikun blu të verifikimit mijëra përdoruesve, duke shtuar shqetësimet për shtimin e llogarive të rreme. Tashmë, personat që duan të kenë një llogari të verifikuar në Twitter, duhet të paguajnë 84 dollarë në vit për të mbajtur tikun blu.

Por teksa yjeve si Beyonce apo Cristiano Ronaldo ju është hequr verifikimi pikërisht se nuk kanë paguar, pronari i TwitterElon Musk ia ka dhuruar tikun blu personazheve të tjerë të cilët nuk e kanë kërkuar verifikimin. Brenda disa orëve pasi humbi tikun blu, një llogari që pretendonte të ishte Hillary Clinton, lajmëroi se ish-senatorja amerikane do të garonte për presidencën.

Llogaria më pas u pezullua. Disa përdorues të rrjetit social thonë se tarifa 84 dollarë për tikun blu do ta bëjë të vështirë dallimin mes llogarive të vërteta dhe imituesve. Që tani, kanë filluar rastet e blerjes së tikut të verifikimit nga persona të cilët kanë një historik të shpërndarjes së keqinformimit në rrjetet sociale, duke shtuar debatin për pasojat e rrezikshme që kjo gjë mund të shkaktojë tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button