Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të ngjiten në ring për të unifikuar titujt botërorë të peshave të rënda

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të ngjiten në ring për të unifikuar titujt botërorë të peshave të rënda

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të ngjiten në ring për të unifikuar titujt botërorë të peshave të rënda, diçka që nuk ka ndodhur që kur Lewis u kurorëzua “I gjithëpushtetshëm” në vitin 1999.

Shoqata Botërore e Boksit- WBA konfirmoi përballjen, që ditët e fundit dukej se ishte e pamundur kur Fury refuzoi ofertat 50-50 ose 60-40 në favor të fituesit, që Usyk ia hodhi në tavolinë. WBA ishte e vendosur të urdhëronte një duel mes kampionit në fuqi, Usyk, dhe kundërshtarit Dubois, nëse nuk arrihej një marrëveshje me Furin. Përballja mund të zhvillohet më 29 prill, në Wembley.

Opsioni i Arabisë Saudite përjashtohet, pasi vendi aziatik nuk mund të sigurojë që ndërtimi i stadiumit të ri, në Jeddah, të përfundojë në kohë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button