U-11 nga Kumanova, nënkampion të turneut dyditor të Prishtinës
KF Kumanova ka zënë vendin e dytë në turneun për Ditën e Çlirimit të Prishtinës, të mbajtur nga 10 deri më 11 qershor në Prishtinë. Patën një paraqitje mbresëlënëse në fushë, duke mposhtur disa ekipe me rradhë.
Ata arritën deri në finale, duke u mposhtur nga Drita e Gjilanit. Vlen të përmendet që gara u zhvillua ndërmjet 33 ekipeve të moshave të reja.