U akuzua se sillej keq me stafin, Ellen ju kërkoi falje

NEW YORK, NY – SEPTEMBER 08: Ellen Degeneres hosts ‘The Ellen Degeneres Show’ Season 13 Bi-Coastal Premiere at Rockefeller Center on September 8, 2015 in New York City. (Photo by James Devaney/GC Images)


Lajmi se moderatorja e njohur, Ellen Degeneres kishte keqtrajtuar stafin e saj mori vëmendjen e gjithë mediave. Fill pas këtij momenti, ajo lejoi që të nisej një proçes hetimi, teksa nuk hezitoi dhe të pranojë se mund të kishte gabuar.

Së fundmi burime të sigurta për ‘People’, kanë treguar se Ellen ka vendosur t’i kërkojë falje të gjithëve për sjelljen e saj me anë të një telefonate me video.

Ajo kishte shpjeguar se mund të jetë një njeri i lëkundur dhe jo perfekt duke i kërkuar ndjesë të gjithë punonjësve të saj.

“Po përpiqem të jem njeri më i mirë. Të gjithë mësojnë nga gabime”, është shprehur Ellen.

Kujtojmë se programi i Degeneres është pezulluar përkohësisht, duke mos ditur se çdo të bëhet me vazhdimësinë e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button