U fal nga Siljanovska anëtari i klanit “Baron”, por arrestohet për një vepër tjetër

U fal nga Siljanovska anëtari i klanit “Baron”, por arrestohet për një vepër tjetër

Pjesëtari i grupit kriminal “Baron”, vetëm një ditë e gëzoi lirinë e falur nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Policia, njoftoi se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, por edhe në bazë të ekspertizës forenzike ka konstatuar se 29-vjeçari Ravmanovski ka plagosur me armë zjarri 35-vjeçarin me inicialet E.A., në incidentin e 14 tetorit para Komunës së Çairit. Ravmanovski është arrestuar dhe ndaj tij, siç thonë nga Policia është dorëzuar padi penale sipas procedurës së shpejtë, për veprën penale tentim vrasje. Ravmanovskit, Siljanovska ia fali 1 vjet e 3 muaj burg, pas çka, në rrjetet sociale iu falënderua publikisht. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button