U gjet nën rrënojat e tërmetit, trupi i Kristian Atsu kthehet në atdhe

Trupi i yllit të futbollit të Ganës, Kristian Atsu, mbërriti në Akra të dielën në mbrëmje pasi u transportua nga Turqia, ka raportuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Intergrimit Rajonal të Ganës.

“Eshtrat mortore të ish-lojtarit ganez, të ndjerit Kristian Atsu, vdekja e të cilit ndodhi gjatë tërmetit të fundit në Turqi, u prit nga familja, zyrtarët e qeverisë dhe Shoqata e Futbollit të Ganës në një ceremoni në aeroportin ndërkombëtar Kotoka. Eshtrat u shoqëruan nga familja e tij dhe ambasadori i Ganës në Turqi në një fluturim të linjës ajrore turke”, shkroi në rrjetet sociale Ministria e Punëve të Jashtme.

 

Zëvendëspresidenti i Ganës, Mahamudu Bawumia dhe një grup ushtarak pritën arkivolin pas mbërritjes në Akra.

“Atsu luajti për Black Stars dhe ishte një person shumë i dashur, do të na mungojë shumë. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për Unionin e Mbështetësit të Ganes dhe për të gjithë ganezët për këtë humbje. Është një humbje shumë e dhimbshme”, tha ai.

 

Atsu u zhduk pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, dhe menjëherë pas kësaj, pati konfuzion pasi raportet nga Turqia dhe agjenti i tij fillimisht kishin thënë se Atsu ishte gjetur dhe ndodhej në spital, por në fund, raportet ishin jo të sakta dhe se Atsu ndodhej ende nën rrënoja.

Atsu luante për Hatajspor në ligën turke dhe para kësaj, ai kishte veshur fanellat e Evertonit, NJukaswllit dhe Çellsi./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button