U jepen fund kërkimeve! Asnjë i mbijetuar nga shembja e ndërtesës në Florida

Forcat e shpëtimit në Florida i kanë dhënë fund kërkimeve për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e godinës e cila u shemb pjesërisht dy javë më parë.
Asnjë i mbijetuar nuk u gjend që nga shembja, teksa ekipet e shpëtimit thanë se shumica e viktimave u gjendën në shtretërit e tyre. Tani operacioni është fokusuar në gjetjen e trupave të viktimave.
Deri më tani janë konfirmuar 60 viktima, ndërsa 86 persona janë ende të zhdukur. Autoritetet kanë filluar një hetim për shembjen dhe të paktën gjashtë procese gjyqësore janë ngritur nga familjet e Champlain Towers.