U shpall kampione europe, Luiza Gega: Jam shumë e emocionuar

U shpall kampione europe, Luiza Gega: Jam shumë e emocionuar

Është mbajtur, këtë të martë, ceremonia e nderimit të atletes kampione të Europës Luiza Gega. Së bashku me ministren Evis Kushi dhe trajnerin e saj, Gega parakaloi në Bulevard me makinë ku u prit nga shumë qytetarë.

Më pas, kryeministri Rama i dorëzoi Luiza Gegës Kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

Luiza Gega vendosi një rekord të ri në kampionatin europian.
Në një komunikim të shkurtër sportistja u shpreh se ndjehet shumë e emocionuar.

“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë ajo.

“Sot ndihem më e emocionuar se kurrë. Vendosa të vij me ngjyrat Kuq e Zi sepse ndihem më krenare që kurrë, jo për atë që arrita por doja ti tregoja Europës që ne mund t’ja dalim. Dua të bëj disa falenderime sepse pa ato nuk mund të isha këtu, familja ime, besoj që i kam bërë krenarë, trajnerit tim. Faleminderit Kryeministër, ndihem shumë e nderuar në këtë ditë, nuk kam përgatitur një fjalim por po them fjalët që I ndjej. Faleminderit ministre që me ndryshimet në sport jam motivuar shumë pasi edhe mbështetja financiare është një motivim që ne të ecim përpara. Faleminderit kryebashkiak, nuk kam ndjerë kurrë afrimitet më të madh ME një politikan sa me ju. U vlerësoj shumë për çdo gjë. Sporti nuk do tia dijë për politikë, ju falenderoj për anën njerëzore dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme. Faleminderit të gjithëve për fjalët e bukura që thatë për mua. Unë prej ditësh jam pjesë në Ministrinë e Mbrojtjes faleminderit të gjithëve. Dua të ndaloj tek presidenti i komitetit olimpik që ka sjellë një frymë dhe një mbështetje që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Dua të falenderoj të gjithë që më kanë mbështetur, fatkeqësisht sponsorat nuk kanë qenë të shumtë, por së shpejti do të bëhet ligji në këtë aspekt. Do të isha mosmirënjohësë po të thoja se gjërat nuk kanë ndryshuar, gjërat kanë ndryshuar prandaj janë këto rezultate sot. Bashkë me trajnerin u kthyem pas në kohë kur mora pjesë për herë të parë në një kampionat europian, dola nga fundi. Kisha veshur ngjyrat kuqezi dhe i thashë trajnerit që nuk do e përfaqësoj kurrë më vendin time me këto rezultate. Aty ishte ndarja e madhe që bëra, e dija që do të ishte shumë e vështirë dhe asgjë nuk ishte e lehtë, do të stërvitesha në shi e në të ftohtë, bëra hapa ndoshta jo të mëdhenj por të sigurt sa që pas 12 vitesh më sollën këtu. Fillova të triumfoja në vende të ndryshme, pavarësisht se kemi pasur vështirësi. Kam pasur edhe oferta të tjera për ët vazhduar jashtë, por unë e dua vendin tim dhe besoja se ndryshimi një ditë do të ndodhte. Kemi ecur shumë përpara, kemi shumë faktorë që bëjnë që sportistët të ecin para. Nuk është kurrë vonë, nëse vërtet do të punosh te t’ja dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Mynihut. Isha pretendente dhe besoja se do të fitoja. Jam shumë e lumtur që mund të valëvis atë flamur e të dëgjoj atë himn në atë vend. Dua ti them gjithë të rinjve që nëse e doni këtë vend mund t’ja dilni pavarësisht vështirësive. Dua të falenderoj të gjithë vendin tim, i kam ndjerë kaq afër këto ditë pasi janë ndjerë krenarë për mua.”-tha Gega

LEXO EDHE:

Back to top button