Një yll që ka gëlltitur pjesë të sistemit të tij planetar është zbuluar duke përdorur teleskopin e Observatorit Jugor Evropian, i cili përndryshe ndodhet në Kili, në Amerikën e Jugut. Astronomët gjetën provat në një “mbresë metalike” rreth 500 kilometra në sipërfaqen e yllit.
Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Stefan Bagnul, në të ashtuquajturën “yll kanibal”, ata vunë re një njollë e cila, në fakt, është një përqendrim i metaleve të “ngulitur” në një yll. Ndryshe, ylli “VD 0816-310” është i llojit “xhuxhi i bardhë”, dhe ka lidhje me Diellin. Ai yll, në fazën e fundit të jetës së tij, ngadalë ftohet dhe arrin madhësinë e Tokës. Studiuesit më parë kanë pikasur “xhuxha të bardhë” të shumtë me gjurmë metali, por ky material zakonisht shkëputet nga asteroidët që kalojnë afër yllit dhe bien në trupin e zjarrtë rastësisht.
Në rastin e fundit, metali “drejtohet” nga fusha magnetike e “xhuxhit të bardhë”, proces i ngjashëm me atë që krijon tërheqjen polare të Tokës, por edhe të Jupiterit.
– U habitëm që këtu materiali (metalet) nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë në sipërfaqen e yllit. Në vend të kësaj, kjo “mbresë” është e përqendruar dhe e vendosur në vendin e së njëjtës fushë magnetike që udhëhoqi rënien e atyre fragmenteve. Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë, tha John Landstreet nga Universiteti kanadez i Western Ontario.
Shkencëtarët besojnë se këto vëzhgime mund të zbulojnë përbërjen e planetëve në Sistemin tonë Diellor.








