Uajllder kërcënon Fjurin për duelin e 24 korrikut

Boksieri amerikan, Deontej Uajllder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka nisur të bëhet aktiv në rrjetet sociale. Në një postimi, ka paralajmëruar rivalin e tij të ardhshëm, boksierin britanik Tajson Fjuri, se do ta mposhtë në duelin e 24 korrikut në Las Vegas.

“Do të jem si një tren në ring. Ti the se je si një kamion i rëndë, por unë do të të shtyp dhe do të shkaktoj dhimbje, pasi do të kaloj përsipër si një tren”, tha boksieri amerikan.

Uajllderi me 42 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim, siguroi të drejtën e një sfidë të tretë ndaj Fjurit pas vendimit të gjykatës amerikane. Dy boksierët kanë nisur përgatitjet për duelin e 24 korrikut. Kujtojmë se në dhjetor të 2018-ës, sfida e parë mes tyre, u mbyll me barazim.

LEXO EDHE:

Back to top button